top of page


Çdo profesion nis nga një pasion.
Mëso. Praktikohu. Hidh hapat e parë drejt profesionit.

home
kurset
Gjej kursin që të përshtatet

Nga formimi i plotë profesional, te Photoshop-i, fotografia për fëmijë, mësimi online dhe trajnimet individuale.

Kursi i plotë i fotografisë profesionale

RRUGËTIMI DREJT PROFESIONIT

Nga bazat e fotografisë, te zhvillimi i syrit fotografik dhe praktika intensive, deri te hapat e parë drejt shërbimeve profesionale.

Zgjat 3 Muaj · Zhvillohet në studio · Grupe të vogla 

NGA FOTOGRAFIA, TEK IMAZHI FINAL

Përpunim profesional i fotografisë dhe teknikat kryesore të Photoshop-it.

Zgjat 1 Muaj · Zhvillohet në studio  e terren· Grupe të vogla 

FOTOGRAFIA NJË MENYRE PËR TË KRIJUAR

Një program praktik dhe kreativ, i përshtatur posaçërisht për fëmijë.

Zgjat 3 Muaj · Zhvillohet në studio e natyrë · Grupe të vogla 

MËSO FOTOGRAFINË KUDO QË TË JESH

Një program online për t'u pregatitur profesionalisht hap pas hapi me ritmin tënd.

Zgjat 2 Muaj · Zhvillohet online · Individual

TRAJNIM I PERSONALIZUAR

Ndërtuar sipas nivelit, nevojave dhe objektivave të tua.

Kohezgjatja e personalizuar · Në studio/adresën tuaj · Individual 

histori suksesi

Histori suksesi
të Ish-Kursantëve tanë

rreth nesh

Rreth nesh

Instruktore, Fotografe

Instruktore, Fotografe

Evis2.jpg

 Evis Kumi

Drejtuese e shkollës së fotografisë

Ka mbaruar studimet në Institutin e Fotografisë në New York, si dhe ka një eksperiencë  të gjatë pune në firmën e mirënjohur Kumifoto Shpk, që prej themelimit të saj në vitin 1991. Aty ka patur rastin të bashkëpunojë me fotografët më në zë nga gjithë Shqipëria dhe jo vetëm. Leksionet e para për formimin e saj në  fotografi i ka marre prej mjeshtrit të fotografisë Z. Petrit Kumi, Artist i Merituar. Gjithë këtë bagazh profesional dhe akademik e ka venë në dispozicion për studentët e kurseve të fotografisë. Prej 13 vitesh ka dhënë mësim në lëndën e fotografisë, fillimisht pranë qendrës Art Center Tirana, e më pas pranë Kolegjit Komunitar "Harry Fultz".

Ka organizuar disa ekspozita fotografie me pjesëmarrës nga gjithë Shqipëria. Ekspozitat me titull: "Ngjyrat e identitetit tim" dhe "Fotografia pasion e profesion" kanë si qëllim motivimin dhe zbulimin e fotografëve të rinj. 

Në vitin 2020 u nderua me cmimin e parë në fotografinë e reportazhit, në konkursin ndërkombëtar të fotografisë "Ngjyrat e Orthodoksise, Shqiëperia".

kartvizita version 3f3.jpg

KumiFoto Sh.P.K.

Produkte, shërbime, trajnime profesionale

Eshtë e para kompani private në fushën e fotografisë profesionale në Shqipëri në periudhën e demokracisë, e themeluar në vitin 1991 nga Z. Petrit Kumi, Artist i Merituar. Me seli në Tiranë.

sot kompania Kumifoto Sh.p.k. ofron produkte cilësore, shërbime  profesionale si dhe trajnime në fushën e fotografisë. Gjatë aktivitetit të saj ndër vite, kjo kompani ka qenë distributor zyrtar për Shqipërine për markat e mirënjohura si: Agfa, Tdk, Fuji, Noritsu, Ornano, Digitex etj.

Pjesë e veprimtarisë së kësaj kompanie ka qenë importi dhe eksporti i makinerive dhe pajisjeve të fotografisë, lëndë të para për stampim dhe zhvillim filmash, gjigandografi dhe montime reklamash, riparime dhe pjesë këmbimi për makinerite, konsulence në fushën e fotografisë, shërbime fotografike etj.

Sot Kumifoto Shpk vazhdon të sjellë risi në tregun e fotografisë si e para kompani që ofron trajnimin profesional për fotografët e rinj, me krijimin e  Akademisë së Fotografisë Kumi.

perit kumi.jpg

Petrit Kumi

Artist i Merituar, Fotoreporter

Në vitet 1953 nisi punën si formulues grafik për revistën "Miqësia". Në vitin 1960 punoi si fotoreporter në ATSH. Në vitin 1963 filloi punen si fotoreporter në Revistën "YLLI'" ku bëri një karrierë 30 vjeçare si fotograf profesionist. Në vitin 1966 ndoqi një trajnim për fotografinë me ngjyra në Kinë. Në vitin 1985 emërohet përgjegjës i redaksisë së fotografisë dhe anëtar kolegjiumi në ATSH. Disa nga diplomat e çmimet e fituara:

  • 1959 Diplomë në Konkursin Ndërkombëtar për fotografët e rinj, Beograd.

  • 1961 Diplomë për fotografinë “Macja e Zezë”, nga World Photo, Moskë.

  • 1974, fiton “Çmimin I”, në ekspozitën e fotografisë, Tiranë.

  • 2005, fiton Çmimin “Anton Mazreku” për gjininë e fotografisë sportive, Tiranë.

Eshtë dekoruar me urdhërin “Naim Frashëri” dhe "Artist i Merituar" (1989) e "Mjeshtër i Madh" (2012) . Në vitin 2018 publikon albumin "Jeta përmes objektivit”.   Z. Kumi është themelues i kompanisë së fotografisë profesionale "Kumifoto Sh.P.K." në Tiranë.

na kontaktoni

Adresa:

Rruga Brigada VIII

Pranë Sky Tower

Tiranë

Kontakt:

Email: evis.kumi@yahoo.com
Mob. +355 692076376

Na ndiq:

  • Facebook
  • Instagram

© 2026 Akademia e fotografisë Kumi

bottom of page