Programi i kursit
Kursi i plotë i fotografisë profesionale
3 muaj · 24 seanca · 48 orë teori & praktikë
Bazat e fotografisë
Muaji i parë · 8 seanca · 16 orë
01
Njohja me aparatin. Aparati fotografik, komandat kryesore dhe përdorimi praktik.
Praktikë me aparatin, natyrë e qetë në studio. Koment dhe analizë individuale e fotografive të secilit.
02
Objektivat dhe fokusimi. Llojet e objektivave, gjatësia fokale dhe kontrolli i fokusit.
Praktikë me aparat me objektiva të ndryshëm. Koment dhe analizë individuale e fotografive të secilit.
03
Ekspozimi. Diafragma, Perdja dhe ISO. Si ndërtohet ekspozimi korrekt.
Praktikë me aparatin fotografik tek Liqeni artificial.
04
Hapja e diafragmës dhe thellësia e fushës. Kontrolli i fokusit dhe izolimi i subjektit.
Praktike me aparatin fotografik në studio, teknika "Bokeh". Koment dhe analizë individuale e fotografive të secilit.
05
Shutter Speed dhe lëvizja. Lëvizja si dimension i katert i fotografisë.
Praktikë në studio me teknikat: "Vizatimi me dritën" dhe "Ngrirja e momentit". Komenti fotove.
06
Cilësitë e dritës. Fotografimi në kushtet e ndricimit natyral.
Praktikë me aparatin fotografik tek Kalaja e Tiranës.
07
Kompozimi dhe këndvështrimi. Rregullat e kompozimit, perspektiva, pozicionimi i subjektit.
Praktikë me aparat fotografik, tek parku i Tajvanit.
08
Kontrolli i aparatit në praktikë. Të lexojmë parametrat përmes ekranit dhe dritares së syrit, sipas modeleve të ndryshme të cdo aparati.
Praktikë në studio, skenat e parapregatitura për këtë temë. Koment dhe analizë individuale e fotografive të secilit.
Syri fotografik
Muaji i dytë · 8 seanca · 16 orë
09
Portreti dhe fotografia e modës në studio. Skemat e ndriçimit. Pozimi dhe komunikimi me subjektin. Portreti dhe bazat e fotografisë së modës.
Praktikë në studio: portret dhe fotografi mode. Koment dhe analizë individuale e fotografive të secilit.
10
Drita natyrale dhe portreti. Drita e fortë dhe e butë. Drita natyrale dhe përdorimi i reflektorëve.
Praktikë portreti në drite natyrale në ambient të jashtëm. Komenti dhe analizë individuale e fotove.
11
Hyrje në fotografinë e studios. Pajisjet e studios. Flash-et. Trigger. Softbox. Reflektor. Background. Siguria dhe organizimi i një studioje.
Vizite në studion profesionale të një ish-studenti të Akademisë Kumi. Njohje dhe praktikë me pajisjet e studios.
12
White balance dhe fotografia bardhë e zi. White Balance dhe temperatura e ngjyrës. Ngjyrat komplementare dhe harmonike.
Praktikë me aparat tek Piramida e Tiranës. Eksperimentim me White Balance dhe fotografinë bardhë e zi direkt nga aparati.
13
Fotografia në natyrë, urbane dhe e gazetarisë. Perspektiva, drita ekzistuese dhe storytelling përmes fotografisë. Bazat e fotografisë dokumentare dhe fotografisë së gazetarisë. Të tregosh një ngjarje përmes imazhit.
Udhëtim fotografik në Petrelë. Fotografi peizazhi, njerëzish, arkitekture dhe momente nga jeta e përditshme.
14
Fotografia e produktit. Kompozimi, sfondi, drita dhe përdorimi i reflektimeve në fotografinë e produktit.
Praktikë në studio me produkte të ndryshme: veshje, aksesorë, parfume etj. Koment dhe analizë individuale e fotografive.
15
Fotografia e ushqimit. Kompozimi, sfondi, drita dhe prezantimi vizual i ushqimit.
Praktikë në një biznes real, bar ose restorant, duke fotografuar produkte dhe ambiente.
16
Të fotografosh fëmijët. Drita e fortë dhe e butë. Pozicionimi i dritës dhe ndërtimi i skemave të ndriçimit. Komunikimi gjatë fotografimit të fëmijëve.
Praktikë në studio me fëmijë. Pjesëmarrësit ftojnë fëmijët e tyre, të cilët bëhen fotomodelët tanë të vegjël. Koment dhe analizë individuale e fotografive.
Drejt profesionit
Muaji i tretë · 8 seanca · 16 orë
17
Fotografia e eventeve. Përgatitja për një event. Zgjedhja e pajisjeve. Fotografimi në ambiente dhe kushte të ndryshme drite. Kompozimi dhe kapja e momentit.
Praktikë në një event: konferencë, koncert, shfaqje, promovim ose event familjar.
18
Fotografia e eventeve sportive. Zgjedhja e pajisjeve, parametrat e aparatit, fokusimi dhe kapja e momentit kulminant në sport.
Praktikë në një aktivitet sportiv shkollor ose stërvitor si: futboll, basketboll, volejboll, gjimnastike, patinazh, etj.
19
Përpunimi dhe prezantimi i fotografisë me Photoshop. Nga shkrepja te imazhi final. RAW dhe JPEG. Korrigjimi i ekspozimit, kontrastit dhe ngjyrave. Prerja, kuadrimi dhe përgatitja për printim.
Praktikë me Photoshop. Përgatitja dhe dërgimi i imazhit final për printim në laboratorin fotografik KUMIFOTO.
20
Hyrje në fotografinë dhe videografinë me dron. Njohja me dronin, parametrat kryesorë dhe mënyrat e fotografimit e filmimit nga ajri. Hyrje në përpunimin dhe montazhin e videos.
Praktikë me dron në Sheshin Skënderbej. Prezantim i procesit të përpunimit dhe montazhit të videos me Premiere Pro.
21
Realizimi i videos me aparatin fotografik. Parametrat e aparatit për video. Ndriçimi, kompozimi, mikrofoni dhe sfondi. Bazat e realizimit të një interviste.
Praktikë me aparat dhe pajisjet e nevojshme për xhirim në studio. Realizimi i një interviste.
22
Udhëtim fotografik jashtë Tiranës.
Një seancë e dedikuar praktikës intensive, ku ndërthuren teknikat e mësuara gjatë kursit në situata dhe ambiente të ndryshme fotografike.
23
Hapat e parë profesionalë. Llojet e shërbimeve fotografike. Ndërtimi i portofolit. Prezantimi i punës. Paketat e shërbimeve. Organizimi i një shërbimi fotografik nga kërkesa deri te dorëzimi.
Analizë dhe orientim individual mbi portofolin dhe hapat e parë profesionalë.
24
Projekti final & orientimi profesional. Realizimi dhe prezantimi i projektit përfundimtar. Analiza e fotografive dhe vlerësim individual. Identifikimi i pikave të forta dhe orientimi për hapat e ardhshëm në fotografi.
Prezantimi i projektit final dhe vlerësimi individual i punës së secilit.
Më shumë se 48 orë mësim.
Një eksperiencë që vazhdon përtej kursit.
Pse të zgjedhësh Akademinë e fotografisë Kumi
Cilat janë avantazhet e këtij kursi?
Traditë dhe eksperiencë në fotografi
Tradita fotografike e familjes Kumi nis me karrierën e fotoreporterit Petrit Kumi, vazhdon me themelimin e KUMIFOTO-s në vitin 1991 dhe sot përcillet përmes Akademisë së Fotografisë Kumi dhe eksperiencës shumëvjeçare në mësimdhënie.
Formim profesional i licencuar
Akademia e Fotografisë Kumi është e licencuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për zhvillimin e kurseve të formimit profesional. Në përfundim të kursit, pjesëmarrësit pajisen me certifikatë.
Një program i mbështetur në NYIP
Baza teorike e kursit mbështetet në literaturën e New York Institute of Photography, të përkthyer, përshtatur dhe pasuruar ndër vite me eksperiencën tonë dhe kërkesat e tregut.
E njëjta instruktore, nga fillimi deri në fund
Të gjitha seancat zhvillohen nga e njëjta instruktore, e cila ndjek nga afër progresin e çdo kursanti gjatë gjithë programit.
Një aparat për çdo kursant
Gjatë çdo seance, secili kursant ka një aparat fotografik në dispozicion. Kështu, të gjithë praktikojnë njëkohësisht dhe çdo ushtrim realizohet individualisht.
Çdo fotografi analizohet
Fotografitë e realizuara gjatë praktikave komentohen dhe analizohen individualisht. Mëson nga puna jote, por edhe nga fotografitë dhe eksperiencat e pjesëmarrësve të tjerë.
Praktikë që ndryshon vazhdimisht
Studio, qytet, natyrë, evente, sport, biznese dhe udhëtime fotografike. Praktika zhvillohet në ambiente dhe situata të ndryshme, sipas temës së mësimit.
Në zemër të Tiranës
Akademia e Fotografisë Kumi ndodhet në Bllok, në një nga zonat më të aksesueshme të qendrës së Tiranës dhe pranë shumë ambienteve ku zhvillojmë praktikat fotografike.
Nga fotografia te printimi final
Në KUMIFOTO, kursantët njihen edhe me përgatitjen e fotografisë për print, procesin e printimit dhe prezantimin final të punës së tyre.
Nuk ke aparat? Nuk është problem.
Kursin mund ta fillosh edhe pa pasur aparatin tënd fotografik. Gjatë mësimit ke në dispozicion pajisjet e Akademisë, pa pagesë shtesë.
Orët e humbura mund të zëvendësohen
Nëse humbet një seancë, krijojmë mundësi për ta rikuperuar, në mënyrë që të mos mbetesh pas me programin.
Nga pajisjet te studioja jote
Të orientojmë në zgjedhjen e aparatit, objektivave, ndriçimit dhe pajisjeve të studios, sipas nevojave dhe buxhetit tënd.
Mbështetje edhe për hapat e parë në biznes
Për ata që duan ta kthejnë fotografinë në aktivitet profesional, ofrojmë orientim për organizimin e shërbimeve, si edhe për aspektet bazë financiare dhe të kontabilitetit.
Mbështetja nuk përfundon me kursin
Edhe pas përfundimit të kursit vazhdojmë të të asistojmë me pyetje, praktikën fotografike, pajisjet dhe hapat e parë profesionalë, pa pagesë shtesë.
Mësim në shqip, anglisht ose italisht
Sipas nevojës, mësimi mund të zhvillohet në gjuhën shqipe, angleze ose italiane.
Kursi përfundon. Mbështetja jonë vazhdon.
Informacione të rëndësishme për programin
Programi përshtatet edhe me praktikën
Rendi i disa seancave dhe vendet ku zhvillohen praktikat mund të ndryshojnë në varësi të motit, eventeve dhe mundësive më të mira fotografike. Përmbajtja e programit ruhet, ndërsa organizimi përshtatet për të përfituar sa më shumë nga çdo praktikë.
Mund të ndjekësh edhe vetëm një muaj
Nuk është e detyrueshme të regjistrohesh për të tre muajt. Çdo muaj mund të ndiqet edhe veçmas.
- Nëse je fillestar
Rekomandojmë të fillosh me Muajin 1 – Bazat e fotografisë, për të ndërtuar një bazë të sigurt teknike.
- Nëse ke njohuri paraprake
Në varësi të nivelit tënd, mund të zgjedhësh Muajin 2 – Syri fotografik, ose Muajin 3 – Drejt profesionit. Para regjistrimit mund të të ndihmojmë të përcaktosh nivelin më të përshtatshëm.
