Fotografia pa kufinj
Kursi i fotografisë online

Kursi online është krijuar për ata që nuk kanë mundësi të ndjekin mësimin në studio.
Mësimet nuk janë të regjistruara. Në çdo seancë krijojmë një lidhje LIVE, ku shpjegohet teoria, demonstohen ushtrimet dhe jepen detyrat dhe projektet. Nevojitet aparati fotografik dhe një kompiuter i pajisur me internet.
Fotografitë dhe ushtrimet e realizuara analizohen së bashku, në mënyrë që të kuptosh çfarë funksionon dhe çfarë duhet përmirësuar.
Oraret personalizohen sipas nevojës duke e bërë kursin të përshtatshëm edhe për ata që jetojnë jashtë Shqipërisë ose kanë një axhendë të ngarkuar.
Ne krijojmë mundesinë e kombinimit të mësimit online me prakikë fizikisht në studion tonë.
Zgjat 2 Muaj · Zhvillohet online · Individual
Çfarë do të mësosh?
Muaji 1
Bazat e fotografisë
Njohja dhe kontrolli i aparatit
Ekspozimi
Apertura · Shutter Speed · ISO
Fokusimi
Drita
Kompozimi
Ushtrime praktike
Muaji 2
Syri fotografik
Kompozimi dhe këndvështrimi
Drita natyrale dhe artificiale
Portreti
Ngjyra
Fotografia në ambient
Analiza e fotografive
Bazat e përpunimit fotografik
