top of page

Kurse për Fotografi e Photoshop

për të gjitha moshat dhe nivelet

31

vite eksperiencë në biznesin e fotografisë

10

vite përvojë  me kurset e fotografisë

400

kursantë të diplomuar

Kurset Tona

Të përshtaten ty!

tick_edited.png

Kurse të përshtatura për cdo moshë e nivel njohurie

tick_edited.png

Mund të filloni kursin edhe nëse nuk keni aparatin tuaj

tick_edited.png

Praktikë në studio, shërbime në evente dhe udhëtime fotografike

tick_edited.png

Literatura nga
New York Institute of Photography

NE SYGJEROJMË ...

Kursi i plotË i fotografisË 

Niveli: Avancuar

Mosha: Mbi 16 vjec

Kohëzgjatja: 3 muaj

Herë/javë: 2 

Kurs fotografie pËr fËmijË

Niveli: Fillestar

Mosha: 12-15 vjec

Kohëzgjatja: 3 muaj

Herë/javë: 1 

Kursi i Photoshopit

Niveli: Fillestar

Mosha: Mbi 16 vjec

Kohëzgjatja: 1 muaj

Herë/javë: 2

kurset
Deshmi

Histori suksesi

të Ish-Kursantëve tanë

rreth nesh

Rreth nesh

Instruktore, Fotografe

Instruktore, Fotografe

117292043_180959683410292_39394222951146

Dr. Evis Kumi

Drejtuese e shkollës së fotografisë

Ka mbaruar studimet në Institutin e Fotografisë në New York, si dhe ka një eksperiencë  të gjatë pune në firmën e mirënjohur Kumifoto Shpk, që prej themelimit të saj në vitin 1991. Aty ka patur rastin të bashkëpunojë me fotografët më në zë nga gjithë Shqipëria dhe jo vetëm. Leksionet e para për formimin e saj në  fotografi i ka marre prej mjeshtrit të fotografisë Z. Petrit Kumi, Artist i Merituar. Gjithë këtë bagazh profesional dhe akademik e ka venë në dispozicion për studentët e kurseve të fotografisë. Prej 9 vitesh ka dhënë mësim në lëndën e fotografisë, fillimisht pranë qendrës Art Center Tirana, e më pas pranë Kolegjit Komunitar "Harry Fultz".

Ka organizuar disa ekspozita fotografie me pjesëmarrës nga gjithë Shqipëria. Ekspozitat me titull: "Ngjyrat e identitetit tim" dhe "Fotografia pasion e profesion" kanë si qëllim motivimin dhe zbulimin e fotografëve të rinj. 

Në vitin 2020 u nderua me cmimin e parë në fotografinë e reportazhit, në konkursin ndërkombëtar të fotografisë "Ngjyrat e Orthodoksise, Shqiëperia".

kartvizita version 3f3.jpg

KumiFoto Sh.P.K.

Produkte, shërbime, trajnime profesionale

Eshtë e para kompani private në fushën e fotografisë profesionale në Shqipëri në periudhën e demokracisë, e themeluar në vitin 1991 nga Z. Petrit Kumi, Artist i Merituar. Me seli në Tiranë,

sot kompania Kumifoto Sh.p.k. ofron produkte cilësore,

shërbime profesionale si dhe trajnime në fushën e fotografisë. Gjatë aktivitetit të saj ndër vite,

kjo kompani ka qenë distributor zyrtar për Shqipërine për markat 

e mirënjohura si: Agfa, Tdk, Fuji, Noritsu, Ornano, Digitex etj.

Pjesë e veprimtarisë së kësaj kompanie ka qenë importi dhe eksporti i makinerive dhe

pajisjeve të fotografisë, lëndë të para për stampim dhe zhvillim filmash, gjigandografi dhe montime reklamash, riparime dhe pjesë këmbimi për makinerite, konsulence në fushën e fotografisë, shërbime

fotografike etj.

Sot Kumifoto Shpk vazhdon të sjellë risi në tregun e fotografisë si e para kompani që ofron trajnimin profesional për fotografët e rinj, me krijimin e  Akademisë së Fotografisë Kumi.

perit kumi.jpg

Petrit Kumi

Artist i Merituar, Fotoreporter

Në vitet 1953 nisi punën si formulues grafik për revistën "Miqësia". Në vitin 1960 punoi si fotoreporter në ATSH. Në vitin 1963 filloi punen si fotoreporter në Revistën "YLLI'" ku bëri një karrierë 30 vjeçare si fotograf profesionist. Në vitin 1966 ndoqi një trajnim për fotografinë me ngjyra në Kinë. Në vitin 1985 emërohet përgjegjës i redaksisë së fotografisë dhe anëtar kolegjiumi në ATSH. Disa nga diplomat e çmimet e fituara:

  • 1959 Diplomë në Konkursin Ndërkombëtar për fotografët e rinj, Beograd.

  • 1961 Diplomë për fotografinë “Macja e Zezë”, nga World Photo, Moskë.

  • 1974, fiton “Çmimin I”, në ekspozitën e fotografisë, Tiranë.

  • 2005, fiton Çmimin “Anton Mazreku” për gjininë e fotografisë sportive, Tiranë.

Eshtë dekoruar me urdhërin “Naim Frashëri” dhe "Artist i Merituar" (1989) e "Mjeshtër i Madh" (2012) . Në vitin 2018 publikon albumin "Jeta përmes objektivit”.   Z. Kumi është themelues i kompanisë së fotografisë profesionale "Kumifoto Sh.P.K." në Tiranë.

Galeria Personale

Galeria Personale
Evis Kumi

Contact
bottom of page